Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të madhe në Ligën Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit po prekin nivele gjithnjë e më të larta. Kështu të martën Arsim e Erdoan Vitaku kanë drejtuar ndeshje të rëndësishme e të fortë në fazën grupore të Ligës Evropiane ( meshkujt).

Në Preshov të Sllovakisë u takuan Tatrani dhe skuadra e madhe portugeze Benfica. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës grupore. Fitore shënoi Benfica me rezultat 29:25.

Çifti Vitaku, por edhe çiftet tjera kosovare të gjyqtarëve të EHF-së, kanë prani të rregullt në garat evropiane tashmë. Niveli i ndeshjeve që u besohen është në ngritje të vazhdueshme. Kjo është dëshmi që punën po e kryjnë me sukses të plotë.

Lajme tjera