Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim dhe Erdoan Vitaku, vazhdojnë të drejtojnë ndeshje të rëndësishme në garat evropiane këtë edicion.
Dyshja mitrovicase të martën ishte e deleguar në Veszprem të Hungarisë, ku u luajt ndeshja e fazës grupore të Ligës Evropiane (European League) për hendbollistë. U takuan Fejer B.A.L-Veszprem dhe skuadra e madhe franceze, Montpellier. Fitoi me rezultat 39:31 shënoi skuadra franceze, Montpellier.
Çifti Vitaku për delegat e kishte kroatin Tihomir Kasuniq, ndërsa është vlerësuar për paraqitjen.
Shumë ndeshje evropiane këtë edicion i kanë drejtuar edhe tri çiftet tjera kosovare të hendbollit me thirrje të EHF-së.
FHK-ja ka prani të rregullt ndërkombëtare me ekipe kombëtare, me skuadra, por edhe me gjyqtarë e delegatë.

Lajme tjera