Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Dafina Mustafa transferohet te Kreuzlingeni

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë hap të madh në karrierë. Ajo i është bashkuar skuadrës së Superligës së Zvicrës, Kreuzlingen.

Dafina Mustafa deri më tani ishte te LC Bruehl, kurse luajti në ekipin e dytë. Në edicionin e fundit i realizoi 50 gola në 25 paraqitje. 21-vjeçarja është po ashtu lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës.

Javë më parë te Kreuzlingeni u transferua edhe Fitore Aliu. Ndërkohë Pashke Marku ka vendosur të pushojë nga hendbolli. Pashkja për kohë të gjatë ishte lojtarja kryesore e Kreuzlingenit.

Lajme tjera