Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Drejtuesit e FHK-së morën pjesë në Kongresin e EHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, sot morën pjesë në punimet e Kongresit të 16-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në rend të ditës kishte pika të shumta, duke përfshirë ndryshimin e disa neneve në Statut dhe ndryshimin e disa rregulloreve.
Gjatë qëndrimit në Bazel të Zvicrës, Saraçini e Gjinovci u takuan me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe presidentin e EHF-së, Michael Wiederer. Gjatë takimit, presidenti Wiederer falënderoi FHK-në për organizimin e shkëlqyer të Evropianit për hendbolliste në Prishtinë.
Ndërkohë presidenti i IHF-së, Moustafa, nesër në selinë e tij në Bazel pret në takim Saraçinin e Gjinovcin. Do të diskutohet për “IHF Trophy” që mbahet muajin tjetër në vendin tonë dhe për projekte të tjera.

Lajme tjera