Drita, kampione vjeshtore në Ligën e Parë

Ka përfunduar gara për këtë vit edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Kampione vjeshtore është skuadra me shumë traditë nga Gjilani, Drita.
Drita ka pasur vështirësi për disa vjet, ndërsa ka shpresë se po kthehet në rrugën e duhur.
Gjilanasit kanë fituar të gjitha shtatë ndeshjet dhe udhëheqin me 14 pikë. Samadrexha është e dyta me 12 pikë, ndërsa humbjen e vetme e ka pësuar nga Drita.
Renditja vazhdon me Vjosën, Lepencin, Istogun, Prizrenin, Ulpianën, Dukagjinin.

Lajme tjera