Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Edhe një fitore për hendbollistet e Istogut

Hendbollistet e skuadrës kampione, Istogut, e kanë fituar edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës. Të martën u zhvillua ndeshja e mbetur e xhiros së tetë, Istogu – Vëllaznimi. Skuadra istogase fitoi me rezultatin bindës, 42:20. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Istogut. U luajt në Banjë.
Arlinda Dinarica i shënoi 11 gola për Istogun, ndërsa dhjetë i kishte Dajana Milaniq. Doresa Rugova kontribuoi me pesë gola.
Te Vëllaznimi, Elsa Dana i kishte pesë gola.
Istogu tani i ka 14 pikë nga tetë ndeshje. Vëllaznimi mbetet me tri pikë në pozitën e tetë.

Lajme tjera