Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Edhe një fundjavë shumë e rëndësishme për trajnerët

Një fundjavë shumë të ngjeshur, por edhe shumë të suksesshme kanë patur trajnerët e hendbollit që po ndjekin shkollimin për trajnerë sipas RINCK Konventës. Të shtunën e të dielen në Gjakovë është mbajtur pjesa e tretë e Modulit III, ndërsa në një program shumë voluminoz, janë shtjelluar tema të rëndësishme për punën me hendbollistë.

Sllovenja, Dr. Marta Bon dhe kroatja, Dr. Lidija Bojiq – Çaçiq kanë ligjëruar në pjesën e tretë të Modulit III. Drejtuesit e Shoqatës së Trajnerëve , por edhe trajnerët që po shkollohen janë shprehur të kënaqur me punën e bërë gjatë dy ditëve.