Edhe te hendbollistet me katër skuadra në Evropë

Në foto shihet një hendbolliste e cila është hedhur lartë me top në dorë për të shënuar gol.

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka të drejtën e prezantimit me katër skuadra të femrave në edicionin e ardhshëm të Kupave Evropiane, 2020\2021.

Kampioni i Kosovës do të garojë në Ligën e Evropës (EHF European League), garën e re që e zëvendëson Kupën e EHF-së.

Në Ligën e Evropës do të jenë tri raunde kualifikuese e më pas faza grupore. Ndeshjet do të luhen në fundjavë, duke nisur nga shtatori.

Ndërsa në Kupën Evropiane (EHF European Cup), Federata jonë e ka të drejtën e prezantimit me tri skuadra. Kupa Evropiane e zëvendëson Kupën Sfiduese (Challenge Cup) prej edicionit të ardhshëm të garave.

Lajme tjera