Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Edhe Vushtrria ndalet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

Pas Istogut edhe Vushtrria është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Kampionia aktuale e Kosovës në hendboll, të shtunën e të dielën i luajti ndeshjet me skuadrën e madhe zvicerane, SPONO Eagles. Dy ndeshjet janë luajtur në Nottwil të Zvicrës.

Takimin e parë SPONO Eagles e fitoi me 42:14. Ndërkohë të dielën rezultati ishte edhe më i thellë, 41:6. Dallimi në cilësi mes skuadrave ishte i madh dhe këtë e dëshmojnë edhe rezultatet.

Buneta Rama shënoi dy gola nga 10 tentime për Vushtrrinë. Nga 1 gol e shënuan Donita Kasumi, Agnesa Hysa, Gentiana Basholli e Lorena Matarova. Por të gjitha me efikasitet të ultë. Ka pasur telashe të shumta në lojën e Vushtrrisë ndaj skuadrës me përvojë nga Zvicra.

Lajme tjera