EHF-ja njoftohet për vështirësitë e FHK-së dhe klubeve pas pandemisë

Në foto shihen sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci bashkë me përgjegjësin për projekte me EHF-në, Sherif Xhema duke mbajtur një videokonferencë me drejtuesit e lartë të Federatës Europiane të Hendbollit, gjithashtu edhe me zyrtarë të disa federatave nacionale.

Sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe përgjegjësi për projekte me EHF-në, Sherif Xhema e kanë prezantuar Federatën e Hendbollit të Kosovës në një videokonferencë të mbajtur të enjten pasdite.

Në videokonferencë morën pjesë edhe drejtuesit e lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), duke përfshirë presidentin Michael Widerer. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë të disa federatave nacionale.

Është diskutuar lidhur me situatën emergjente, ndërsa Gjinovci e Xhema kanë raportuar për vendimin e Bordit të FHK-së për rifillim të garave. Zyrtarët e federatës sonë kanë njoftuar EHF-në për vështirësitë e klubeve dhe federatës pas situatës së krijuar, ndërsa është kërkuar nga EHF-ja që të gjendet mënyrë për të përkrahur FHK-në dhe klubet në aspektin financiar.

FHK-ja do të përgatit një raport më të detajuar që do ta dërgojë në Federatën Evropiane, por në mbledhje drejtuesit e EHF-së treguan se Federata Evropiane po ashtu po përballet me vështirësi financiare.

Në videokonferencë është kërkuar që EHF-ja të përkrah federatën tonë edhe për strategji të marketingut e po ashtu me trajnime të ndryshme “online” për trajnerë e gjyqtarë.

Është diskutuar edhe për Master Planin e EHF-së për periudhën 2020 -2027, ku kontribut me diskutimet e tyre kanë dhënë edhe zyrtarët e Federatës sonë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …