Ekspertët nga Sllovenia ligjërojnë për trajnerët kosovarë

Tre ekspertë nga Sllovenia do të ligjërojnë për trajnerët kosovarë të hendbollit në shkollimin që do të zhvillohet më 3 e 4 nëntor në Gjakovë. Shkollimin e organizon Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën Evropiane të Hendbollit. Është ky një trajnim në vazhdën e implementimit të shkollimit të trajnerëve, ndërsa shkollimi është për modulin e tretë, pjesa e parë, sipas programit të EHF-së, RINK Conventa.

Prof. Dr. Pori Primozh, Prof. Dr. Marta Bon dhe Prof Dr. Kajtna Tanja do të ligjërojnë për trajnerët kosovarë të hendbollit. Është ky fillimi i shkollimit të trajnerëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për RINK Conventa.

Temat për të cilat do të ligjërohet më 3 nëntor janë: analizat e trendit në hendbollin e nivelit superior, nxemja në hendboll, modelet e nxemjes në hendboll, ndryshimet në sulm ndaj sistemit së mbrojtjes 6:0 dhe komunikimi i ekipit dhe komunikimi trajner – lojtar. Do të ketë ligjërata teorike, por edhe punë praktike. Të dielen më 4 nëntor temat janë: zhvillimi i ekipit, trajnimi i fleksibilitetit në hendboll, ndryshimet në sistemin e mbrojtjes 6:0, ruajtja e fokusit dhe përqendrimit. Të interesuarit për më shumë informata mund t’i drejtohen Shoqatës së Trajnerëve. 

Lajme tjera