Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Delegati i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, në fundjavë ishte i angazhuar në dy ndeshje evropiane. Anëtari i federatës sonë, Beqiri, ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjeve mes Mlinotest Ajdovshçina (Slloveni) dhe Herzogenbuchsee (Zvicër). Këto ndeshje i kanë takuar raundin të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste, ndërsa janë zhvilluar në Ajdovshçina të Sllovenisë të shtunën e të dielën. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra sllovene me rezultat 35:24. Mlinotesti e fitoi 21:20 ndeshjen e dytë dhe kështu avancoi tutje.
Beqiri për gjyqtarë e kishte dyshen nga Italia, Stefano Riello – Niccolo Panetta. Ai po delegohet gjithnjë e më shpesh në ndeshje të garave evropiane.