Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Faruk Shala, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve

Të martën është mbajtur Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Në rend të ditës ishte miratimi i raportit financiar, miratimi i raportit të punës dhe zgjedhja e kryetarit dhe këshillit drejtues të shoqatës.
Leonard Cula ka udhëhequr shoqatën për dy mandate, përkatësisht për tetë vjet, dhe mandati i tij ka përfunduar.
Në mënyrë unanime janë miratuar raporti i punës dhe raporti financiar.
Po me vendim unanim, kryetar i ri i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës është zgjedhur Faruk Shala.
Shala vlerësohet meritor që Istogu është shndërruar në qendër të rëndësishme të hendbollit kosovar, sidomos për vajza.
Ai është kryetrajner i KHF Istogut, me të cilën skuadër ka disa vjet që po fiton trofetë e hendbollit kosovar. Po ashtu është trajner në Kombëtaren A të Kosovës (femrat). Faruk Shala është edhe mësimdhënës i Edukatës Fizike.
Kryetari i shoqatës së trajnerëve është edhe anëtar i Bordit të FHK-së.
Këshillin drejtues të shoqatës e përbëjnë edhe Besim Shala, Flamur Salihu, Valbona Hasani – Arifi, Salajdin Krasniqi e Leonard Cula. Këshilli Mbikëqyrës i shoqatës përbëhet nga Taib Kabashi, Mahmut Sadiku e Aziz Zeqa.