Ferizaj barazon rezultatin me Prishtinën, finalisti caktohet në kryeqytet

Ferizaj e ka mposhtur Prishtinën për ta barazuar në 1:1 rezultatin në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj fitoi me rezultat 33:28. Pesë gola ishte dallimi edhe pas pjesës së parë, 18:13.

Ferizaj ishte vazhdimisht në epërsi në pjesën e parë. Epërsia shkoi deri në pesë gola. Në pjesën e dytë vendaset krijuan epërsi deri në shtatë gola, ndërsa Prishtina më së shumti u afrua në dy gola. Në fund rezultati ishte 33:28 për Ferizajn.
Larisa Da Silva i shënoi 9 gola për Ferizajn. Ana Chaves i kishte 7, kurse Meri Koneski 6.

Te Prishtina, Melike Ipçi e Simone Keita realizuan nga 7 gola. 6 i kishte Ivana Bojoviq.

Ndeshja e tretë dhe përcaktuese për titull luhet mesjavën e ardhshme në Prishtinë. Skuadra prishtinase e kishte fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Lajme tjera