Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ferizaj fiton derbin e qytetit

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit në hendboll. Kastrioti e Ferizaj luajtën të shtunën në kuadër të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj fitoi me rezultatin 34:30. Diferenca u bë në pjesën e parë, të cilën KHF Ferizaj e fitoi me rezultat 21:14.

Albulena Basha shënoi 14 gola për Ferizajn. Meri Koneski i shtoi 9 gola.
Puhiza Gashi i realizoi 10 gola për Kastriotin. 8 i kishte Adriana Salihu. Ferizaj mban pozitën e katërt me 12 pikë. Kastioti renditet i pesti me 9 pikë.

Me rivalitet ishte ndeshja në mes të Samadrexhës dhe Ulpianës. Fitore me rezultat 30:28 shënoi Ulpiana. Flamure Vokshi udhëhoqi Ulpianën me 11 gola. Nga 7 i kishin Rezarta Kqiku e Alketa Baftijari. Arlinda Maloku shënoi 8 gola për Samadrexhën.

Për Ulpianën është fitorja e parë. Mban vendin e parafundit (11) me 2 pikë. Samadrexha pësoi humbjen e pestë dhe renditet e teta me 5 pikë.
Istogu shënoi fitore të pritur ndaj Vjosës (37:12), ndërsa Vushtrria e mposhti Jusuf Gërvallën (46:28).