Ferizaj në finale te pionieret

Ferizaj është finalisti i parë në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll.


Të dielën në Gjakovë në gjysmëfinalen e parë, Ferizaj e mposhti Samadrexhën me rezultat 25:22.
Pjesa e parë përfundoi 8:6 për ferizajaset, pjesa e dytë 17:13, ndërsa në fund dallimi ishte tri gola.
Sumea Sadiku i shënoi 7 gola për Ferizajn, ndërsa Olta Hoxha gjashtë. Nga 5 i kishin Aulona Hyseni e Shijesa Zeneli. Te Samadrexha, 7 gola i shënoi Elisa Krasniqi. Ernela Basholli i shtoi 6, kurse 5 i kishte Artiola Surdulli.


Të hënën nga ora 16:00, Samadrexha luan për vend të tretë, ndërsa Ferizaj nga ora 17:30 e zhvillon finalen.

Lajme tjera