Ferizaj e Vushtrria e luajnë derbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ferizaj e mban vendin e katërt me 24 pikë, por ka synime për pozitë më të mirë në tabelë. Për këtë edhe ka angazhuar disa lojtare të huaja. Ndërkohë Vushtrria është e treta me 26 pikë.
Në hije të këtij derbi, të shtunën janë edhe disa ndeshje tjera të xhiros së 17-të: Istogu – Shqiponja (18:00), Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (17:00), Ulpiana – Vjosa (16:30), Prishtina – Samadrexha (15:00).
Xhiron e 17-të e mbyllë takimi Drita – Kastrioti, që është të dielën nga ora 13:30.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e dhjetë. Të shtunën është ndeshja Llapusha – Dukagjini. Kjo ndeshje fillon në ora 13:00. Kurse ndeshjet e së dielës janë: Prizreni – Trepça (10:30) dhe CLICK – KEK-u (12:30).