FHK-ja me web-faqe të re

Federata e Hendbollit e Kosovës ka lansuar të enjten web-faqen e re të saj. Është ky një hap drejt digjitalizimit të plotë të të dhënave të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në versionin e ri të web-faqes “kosovahandball.info” janë të paraqitura të dhëna të shumta për ligat që i organizon FHK-ja, ekipet kombëtare dhe aktivitetet e tyre si dhe aktivitetet tjera të FHK-së dhe anëtarëve të saj.

Vend të rëndësishëm do të zë edhe kontributi i lojtarëve tanë në liga evropiane dhe prezantimi ndërkombëtar i hendbollit kosovar. Do të ketë dukshëm më tepër të dhëna për ndeshjet e ligave tona, ndërsa avancimi do të jetë i vazhdueshëm.

Web-faqja zyrtare e FHK-së ka pasur vazhdimisht numër të madh vizitorësh, ndërsa me versionin e ri synojmë që numri të rritet ndjeshëm. Web-faqja e re i përshtatet më shumë përdorueseve të telefonave, duke ditur se vizitorët më të shumtë qasen përmes telefonave të tyre. Në punimin e saj janë shfrytëzuar teknologjitë më të reja për web.

Lajme tjera