FHK-ja paraqet skuadrat për Evropë

Lojtaret e Istogut festojne gjate lojes

Pas përfundimit me plot sukses të garave të edicionit 2019/2020, Federata e Hendbollit e Kosovës ka prezantuar në Federatën Evropiane të Hendbollit listën e skuadrave që e kanë të drejtën e paraqitjes në kupa evropiane të edicionit të ardhshëm. Lista është përgatitur në bazë të meritave sportive, përkatësisht në bazë të renditjes përfundimtare.

Kështu kampionët, Besa Famgas te hendbollistët dhe Ferizaj te hendbollistet, janë paraqitur nga FHK-ja për të garuar në Ligën Evropiane (EHF European League).

Finalistët e plejofit, Prishtina (meshkujt) e Istogu (femrat), janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në Kupën Evropiane të drejtën e paraqitjes e kanë edhe Trepça e Kastrioti (meshkujt) si dhe Vushtrria e Prishtina (femrat).

Por u takon klubeve që të konfirmojnë paraqitjen në gara evropiane dhe të plotësojnë kriteret që i kërkon EHF-ja. Afati për të konfirmuar pjesëmarrjen nga ana e klubeve është deri më 13 korrik. Për Ligën Evropiane kriteret e kërkesat janë më të mëdha. Duhet, ndër të tjera, që klubet të depozitojnë shumën prej 20 mijë eurove.

Të kujtojmë që garat evropiane prej këtij edicioni do të zhvillohen në format tjetër. EHF-ja ka bërë ndryshime dhe ka firmosur marrëveshje të reja transmetimi si pjesë e ngritjes së mëtejme të nivelit. Shpresat janë të mëdha që edhe skuadrat tona do të vazhdojnë me suksese të reja.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ka përfunduar të dielën …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë luajtur edhe një ndeshje në kuadër të …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës kanë vazhduar me ndeshje në Evropianin e Divizionit B …

Të mërkurën në Ferizaj janë testuar hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës. …

Me një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, Kombëtarja U19 e Kosovës në …

Të mërkurën më 14 korrik është grumbullimi i parë i hendbollisteve të Kombëtares U17 të …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Evropianin …

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e parë në …