Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja u prezantua edhe me zyrtarë të ndeshjeve në IHF Trophy

Organizimi i IHF TROPHY për zonën evropiane nga ana e federatës sonë mori nota maksimale. Kombëtarja jonë fitoi në grupmoshën U18, ndërsa Bullgaria në grupmoshën U20.

Federata e Hendbollit e Kosovës në këtë kampionat u prezantua edhe me zyrtarë të ndeshjeve.

Fahredin Hashani ishte delegat i IHF-së në të gjitha ndeshjet e kampionatit, ndërsa Genc e Getoar Bujupi kanë ndarë drejtësinë në katër ndeshje të rëndësishme.

Ata janë vlerësuar lartë për punën e bërë. Çifti Bujupi tashmë po bën përvojë të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, ndërsa këtë muaj u delegua në dy ngjarje të rëndësishme të ekipeve kombëtare.