Fillimi i mirë nuk i mjafton Trepçës, Besa vazhdon me fitore

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 21-të, Besa Famgas fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin 35:28.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit. Madje krijuan epërsi prej 5:1 e 6:2. Por më pas pejanët morën kontrollin e lojës dhe shpejtë krijuan epërsi bindëse. Pas 30 minutave rezultati ishte 19:10 në të mirë të Besa Famgas. Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve ishte konstante kurse rezultati në fund ishte 35:28 në të mirë të Besës. Besa ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni dhe udhëheq në tabelë me 42 pikë.

Trepça renditet e treta me 27 pikë.

Alban Shabani ishte më efikasi te Trepça me 10 gola. Te Besa Egzon Gjuka realizoi 6 gola.

Lajme tjera