Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Letoni.
Të martën, hendbollistët tanë u përballën me Maqedoninë e Veriut, në Riga. Kombëtarja jonë e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e parë ishte në epërsi. Madje epërsia shkoi deri në pesë gola, 7:2, 8:3, 9:4. Në minutën e 16-të, Maqedonia e Veriut barazoi rezultatin në 9:9 dhe më pas nisi shkëputjen. Në fund rezultati ishte 39:16 në të mirë të Maqedonisë së Veriut.
Të enjten kombëtarja jonë luan me Turqinë.