Fillojnë stërvitjet e Kosovës U19

Kanë filluar sot stërvitjet e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll. Nën udhëheqjen e trajnerit Faruk Shala vajzat tona kanë ushtruar dy herë në palestrën e qytetit në Istog. Kombëtarja do të përgatitet deri më 9 korrik në Istog, por ndërkohë do t’i luaj dy miqësore në Bullgari. Më 10 korrik, Kosova U19 e luan ndeshjen e parë të Evropianit që mbahet në Shkup.

Te vajzat ka vendosmëri që ta japin më të mirën në stërvitje që të jenë gati për Evropian. Grupi i lojtareve do të kompletohet në ditët e ardhshme.

Lajme tjera