FINAL4 i Ligës së Kampionëve në RTV 21

Ngjarja elitare e hendbollit evropian do të transmetohet direkt nga RTV 21 përkatësisht 21 Plus. Bëhet fjalë për turneun përfundimtar (FINAL4) të Ligës së Kampionëve për hendbollistë që mbahet në fundjavë në Kelln të Gjermanisë. Në “Lanxess Arena” do të paraqiten katër skuadrat më cilësore evropiane dhe hendbollistët më të mirë në botë. Pritet hendboll i nivelit më të lartë dhe adhuruesit e sportit në Kosovë këtë spektakël mund ta përcjellin në televizionin që vazhdimisht ofron ngjarje të hendbollit për hendbolldashësit në vendin tonë.

Të shtunën më 1 qershor në TV 21+ transmetohen ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 15:15 takohen Telekom Veszprem i Hungarisë me PGE Vive Kielce të Polonisë. Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, poashtu direkt në transmetim nga TV 21+, takohen Barcelona Lassa e Spanjës dhe Vardari i Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.

Të dielen luhet ndeshja për vend të tretë nga ora 15:15 dhe finalja e madhe nga ora 18:00, ndërsa të dy ndeshjet transmetohen në RTV 21.

Atmosferë madhështore pritet në  Kelln të Gjermanisë, në palestrën me kapacitet 19.500 ulëse, atmosferë kjo që në Kosovë bëhet e mundur të përcjellet nga RTV 21.

Lajme tjera