Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e Ferizajt në Prishtinë

Ferizaj ka arsyetuar rolin e favoritit duke fituar me dhjetë gola dallim ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndeshja e së mërkurës mbrëma, Prishtina – Ferizaj, i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ferizaj fitoi me rezultat 43:33. Pas pjesës së parë dallimi ishte gjashtë gola në të mirë të skuadrës mysafire.
Amanda Lemos i kishte tetë gola për Ferizajn, ndërsa nga shtatë i shënuan Elsa Kongjeli e Lorena Matarova.
Fionë Krasniqi u shqua te Prishtina me nëntë gola. Shtatë i kishte Ermira Berisha.
Për Ferizajn është fitorja e tretë nga po aq ndeshje të luajtura. Prishtina pësoi humbjen e tretë.
Të mërkurën luajtën edhe Samadrexha e Jusuf Gërvalla. Samadrexhaset fituan bindshëm, 43:23.
Ameni Jammali udhëhoqi Samadrexhën me shtatë gola, sa i kishte edhe Arjeta Imeraj te Jusuf Gërvalla.
Samadrexha ka tri fitore e një humbje. Jusuf Gërvalla ka tri humbje e një fitore.

Lajme tjera