Fitore bindëse e Istogut në gjysmëfinalen e parë

Istogu ka fituar pa telashe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 41:25. Istogaseve nuk u është dashur shumë për të bërë shkëputjen në rezultat. Më pas vetëm e kanë konfirmuar fitoren.
Albina Rugova, Tainara Luna Goncalves, Yllka Shatri e Adelina Berisha i shënuan nga pesë gola për Istogun.
Lorena Matarova i shënoi nëntë gola për Kastriotin, ndërsa nga gjashtë i kishin Vahide Gashi e Luljeta Sopjani.
Ndeshja e dytë luhet në Ferizaj, ndërsa Istogu është favorit i madh për të kaluar në finale.

Lajme tjera