Tereza ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbetje në Superligën e Kosovës në hendboll.
Tereza të shtunën e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 37:30.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 15-të.
Kaltrina Paci udhëhoqi Terezën me 11 gola. Nga 7 i shënuan Florentina Preniqi e Arjeta Imeraj.
Nikelina Franca i shënoi nëntë gola për Kastriotin, kurse tetë i realizoi Bintou Oulare.
Tereza tani i ka pesë pikë në vendin e shtatë. Kastrioti renditet i pesti me 14 pikë.
Të shtunën luajti edhe lideri, Istogu, që fitoi 55:22 në kryeqytet ndaj Prishtinës.
Suzana Ujkiq i realizoi 17 gola për Istogun. Angelina Luberecka i shënoi 7 gola për Prishtinën.
Istogu udhëheq me 26 pikë.
Prishtina mbetet e fundit me 1 pikë.