Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore me shumë peshë ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.
Vajzat tona luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.
Vajzat tona e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket tona, 5:3.
Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia.
Por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë.
Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.

Lajme tjera