Fitore me tri gola dallim e Besës ndaj Kastriotit

Besa FamGas ka shënuar fitore ndaj Kastriotit në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt), të zhvilluar të shtunën mbrëma në Ferizaj. Kampionia aktuale, Besa, e ka mposhtur Kastriotin me tri gola diferencë, 24:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:10 në të mirë të pejanëve, por në të dytën vendasit ia dolën të afrohen në tri gola. Besa udhëheq në tabelë me 40 pikë, derisa Kastrioti është i treti me 24 pikë.

D. Haxhimusa ishte më efikasi te Kastrioti me gjashtë gola, kurse nga katër herë shënuan H. Salihu e J. Bislimi. Te Besa u dallua G. Biljaka me pesë gola.

Edhe dy ndeshjet tjera të javës së 21-të të Superligës A u luajtën të shtunën. Prishtina shënoi fitore shumë të lartë ndaj Vëllaznimit me rezultat 52:21. Prishtina është e dyta me 38 pikë kurse Vëllaznimi i gjashti me 17 pikë.

Derbin lokal gjilanas mes Dritës e Zhegrës e fitoi Drita me rezultat 34:31. Drita është e katërta me 24 pikë kurse Zhegra e pesta me 19 pikë.

Në Superligën B është luajtur një ndeshje e javës së 20-të. Llapi fitoi ndaj Samadrexhës me 34:25. Nesër nga ora 18:00 luhet ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë.

Superliga A

Kastrioti – Besa FamGas 21:24 (10:14)

Kastrioti: Mehmeti, Dugolli, Syla 1, Rudari, Salihu 4, A. Dugolli 2, Rexhepi, Ramadani, Bislimi 4, Shabani, Haxhimusa 6, Ramadani 1, Hoxha, Mustafa, Ibrahimi 2.

Besa FamGas: Idrizi 1, Biljaka 5, Broqi 2, Jupa 2, Tetova, Megjiq 3, D. Tahirukaj 1, Shala, Ramosaj 1, Kukrika 1, Muqolli 2, Berisha, Curri, D. Tahirukaj 2, Xhuka 4.

Prishtina – Vëllaznimi 52:21 (28:12)

Prishtina: Kosteski, Esati, Gashi 3, Zherka, Fetahu 9, Sula 8, Kastrati 3, Ademi 4, Stoilov, Krasniqi 8, Murtezi 3, Shahini 2, Gjuka 9, Prekazi 1, Bajqinovci 2.

Vëllaznimi: Luzha, Spahia 2, Mamusha 2, Gaxha 5, Fana 1, Kusari, Lluka 3, Buza 2, Leka 4, Rexha 2, Haxhiavdyli, Nagavci, Sadriu.

Drita – Zhegra 34:31 (15:14)

Drita: Sylejmani, Azizi 5, Murtezi, Mehmeti, Bunjaku, Selmani 6, Veliu 5, Misini 6, Mustafi 11, E. Huruglica, Er. Huruglica 1.

Zhegra: E. Isufi, Kurexhaj, Haziri, Idrizi, A. Isufi 4, Aliu 7, B. Agushi 2, A. Haziri 7, Shaqiri 9, F. Isufi, A. Isufi 2.

Superliga B

Llapi – Samadrexha 34:25 (17:9)

Llapi: Mani, Çitaku, J. Mani, Idrizi 4, Havolli, Hasani 8, Abazi 11, Visoka 1, Hoxha 6, Bajrami, Sejdiu, Maloku, Muqiqi 4.

Samadrexha: Sh. Maloku, F. Maloku 2, A. Maloku, Al. Maloku 11, Sopjani 1, B. Maloku, Sadiku 4, S. Maloku, Basholli 4, Jashari 1, A. Basholli 2, Bunjaku.

Lajme tjera