Fitore për Rumaninë e Norvegjinë

Të martën janë luajtur ndeshjet e rradhës në Grupin II të raundit kryesor të kampionatit evropian për hendbolliste që po mbahet në Francë.

Në Nancy fillimisht u takuan Spanja e Rumania, kurse fitore shënuan rumunet me rezultat 27:25. Pas pjesës së parë Spanja ishte në epërsi me 12:10, por në të dytën Rumania arriti te fitorja shumë e rëndësishme. Paraqitja e rumuneve nuk ishte e bukur dhe bindëse, por ishte e mjaftueshme për të marrë fitore.Cristina Neagu shënoi 7 gola, kurse Crina Pintea realizoi 6 herë. Portierja Drenisa Dedu bëri 11 pritje.

Rumania është e para në grupin II me 6 pikë dhe pranë gjysmëfinales. I duhet një pikë të mërkurën ndaj Hungarisë për të kaluar në gjysmëfinale.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të martën, Norvegjia mposhti thellë Holandën që ishte e pamposhtur deri më tani. Norvegjia fitoi me rezultat të lartë, 29:16. Që në pjesën e parë norvegjezet bënë dallimin duke fituar me 15:7. Norvegjezet nuk iu kanë dhënë fare rast holadezeve në takimin e luajtur poashtu në Nancy.

Përkundër humbjes Holanda mbetet shumë më pranë gjysmëfinales. Është e dyta në grup me 6 pikë kurse Norvegjia e treta me 4 pikë. Nga 4 pikë i kanë edhe Gjermania e Hungaria, kurse Spanja është pa pikë.

Të mërkurën janë ndeshjet e fundit në grupe. Në grupin I janë takimet Danimarka – Mali i Zi (15:45), Suedia – Rusia (18:00), Serbia – Franca (21:00).
Në grupin II janë ndeshjet Spanja – Norvegjia (15:45), Hungaria – Rumania (18:00), Holanda – Gjermania (21:00).

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë …