Fitore shume e thellë e Besa Famgas në Kupën Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën boshnjake, Bosna Visoko me rezultat 36:18.Në fillim të ndeshjes Besa kishte pak vështirësi në lojë, por shpejt gjeti ritmin dhe arriti te fitorja e lartë. Pjesa e parë përfundoi 14:10 në të mirë të Besës që në pjesën e dytë ishte e pandalshme. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën në Pejë.Lojën e Besës e ka udhëhequr Nikola Prce kurse me efikasitet dhe lojë shumë të mirë është dalluar Kastriot Jupa. Formë të lartë ka shfaqur edhe portieri Mursel Mehmeti, por kontribut kanë dhënë të gjithë lojtarët. Besa Famgas me një këmbë është në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Lajme tjera