Fitore të rëndësishme për Kroacinë e Norvegjinë

Kroacia e Norvegjia kanë shënuar fitore të rëndësishme të enjten mbrëma në ndeshjet e para të fazës së dytë grupore të kampionatit evropian që po mbahet në Kroaci. Në kuadër të grupit të parë të raundit kryesor, Kroacia e mposhti Bjellorusinë me rezultat 25:23, kurse Norvegjia e mposhti Serbinë me rezultat 32:27. Të dy ndeshjet janë luajtur në Zagreb. Norvegjia është ngritur në pozitën e parë me katër pikë, sa i kanë edhe Suedia, Franca e Kroacia. Bjellorusia e Serbia mbeten pa pikë. Suedia e Franca kanë nga një ndeshje më pak.

Luka Stepançiq e Marko Mamiq shënuan nga pesë gola për Kroacinë, derisa te Bjellorusia më efikasi ishte Andrei Yurynok me gjashtë gola. Kroatët fitoren e siguruan vetëm në minutën e fundit të ndeshjes dramatike. Bjellorusia pati aksionin për të barazuar rezultatin, por nuk ia doli të thejë mbrojtjen e fortë kroate, ndërsa në sekondën e fundit Marko Kopljar shënoi për rezultatin përfundimtar.

Te Norvegjia më efikasët ishin Kristian Bjornsen e Sander Sagosen me nga tetë gola, derisa për Serbinë nga pesë herë shënuan Bojan Beljanski e Zharko Sheshum.

Më 20 janar janë ndeshjet e radhës në këtë grup. Suedia takohet me Francën kurse Kroacia me Norvegjinë.

Të premten (nesër) luhen takimet e para në grupin e dytë të fazës kryesore. Gjermania përballet me Çekinë nga ora 18:15 kurse nga ora 20:30 luajnë Sllovenia e Danimarka. Grupi i dytë ndeshjet i luan në Varazhdin, kurse i pari në Zagreb.

Serbia tashmë është jashtë garës për kalim në gjysmëfinale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova