Istogu e Shqiponja i kanë fituar me rezultat të lartë dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superligës së hendbollisteve, të luajtura të dielen. Ndonëse vendas, Istogu luajti në Gjakovë ndaj Vëllaznimit dhe fitoi me rezultat 47:21.
Me këtë fitore Istogu është kthyer në vendin e parë me 20 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të dytë. Vëllaznimi është i parafundit me pesë pikë. T. Hetemi udhëhoqi Istogun me 14 gola. Te Vëllaznimi tetë gola i shënoi E. Radoniqi, kurse shtatë A. Kursani.
Ndërkohë Shqiponja fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 43:19. Shqiponja është e shtata me 6 pikë kurse Drita e fundit dhe në pritje të pikëve të para. A. Goqi shënoi 15 gola për Shqiponjën. Te Drita më efikasja ishte A. Baftjari me 8 gola.
Istogu – Vëllaznimi 47:21 (27:9)
Istogu: Shehdadi, Rugova 7, Venetski 7, Berisha 2, Milatoviq 1, Ferati 9, Rexhaj 2, Gashi 1, Shatri 1, Halitaj 2, Ujkiq 2, Ahmetxhekaj, Hetemi 14.
Vëllaznimi: Daija 1, Berisha, Byci, Goranci 1, Mollakdrija, Kastrati, Gashi 3, Kursani 7, Frrokaj 1, Hoda, Cana, Varaki, Radoniqi 8.
Drita – Shqiponja 19:43 (10:18)
Drita: Pajaziti 1, Sadiku, Arifi 3, Hyseni 2, Baftjari 8, Reqani, Jashari 5, Isufi.
Shqiponja: F. Ferizaj, Goqi 15, A.Ferizaj, Juniku 4, Goqaj 5, Nivokazi 8, E. Ferizaj 4, Arapi 4, Dobruna 3.