Skuadra e Prishtinës e ka shënuar fitoren e 17-të në këtë edicion të kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të enjten në ndeshjen përmbyllëse të javës së 22-të të Superligës A, Prishtina e mposhti në kryeqytet skuadrën e Trepçës me rezultat 35:30. Edhe pas pjesës së parë dallimi ishte 5 gola, 16:11.
D. Terziqi realizoi 7 gola për Prishtinën. Te mitrovicasit më efikasi ishte F. Cimili me 8 gola.
Prishtina është e dyta me 35 pikë. Trepça mbetet e katërta me 23 pikë.