Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e 24-t për “vreshtarët”

Rahoveci e ka shënuar fitoren e 24-t rresht në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në ndeshjen hapëse të xhiros së 24-t, të premten në Rahovec, “vreshtarët” fituan 55:34 ndaj Prishtinës.

Prej 12 lojtarëve të Rahovecit që shënuan gola, më efikasi ishte Granit Kadiri me nëntë. Shtatë i realizoi Adonit Isufi.

Te Prishtina më efikasi ishte Albi Gjuka me 11 gola. Shtatë i kishte Ylli Visoka.

Rahoveci udhëheq me 48 pikë.

Prishtina i ka 23 në pozitën katër.