Fitorja e parë për Kosovën U18

Të mërkurën u luajtën ndeshjet e radhës në IHF Tophy për zonën evropiane.
Në grupmoshën U18 u zhvilluan dy ndeshje.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë. Ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 43:10.
Dukshëm më tepër rivalitet ka pasur në takimin Bullgaria – Gjeorgjia. Me rezultatin 31:30 fitore ka shënuar Gjeorgjia. Kështu gara për vendin e parë në grupmoshën U18 bëhet e fortë dhe e paparashikueshme.

Lajme tjera