Fitorja e radhës për Besa Famgasin

Kampionia aktuale, Besa Famgas, ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të hënën në kuadër të xhiros së tetë, Besa fitoi ndaj Vëllaznimit. Ndeshja në Gjakovë përfundoi 39:22 në të mirë të skuadrës pejane.
Besa ka vetëm fitore këtë edicion, ndërsa po paraqitet edhe në Kupën Evropiane. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Nga 6 i shënuan Jon Vokshi e Denis Shabanoviq.
Ardi Halili shënoi 7 gola për Vëllaznimin. Pesë i kishte Arbër Neziri, kurse katër gola i shënoi Egzon Lluka.

Lajme tjera