Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Garë e fortë në Ligën e Parë të hendbollisteve, Vjosa e para

Në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të hendbollisteve është zhvilluar garë e fortë dhe interesante.
Kanë garuar dhjetë skuadra, ndërsa pas gjysmës së parë të kampionatit e para është Vjosa e Shtimes me 16 pikë. Vjosa ka fituar tetë ndeshje, ndërsa e kishte një humbje. Vlerësohet pretendente për të përfunduar në fund në krye të tabelës.
Verona ka një pikë më pak. Ka shtatë fitore, një barazim e një humbje. Dukagjini është i treti me 14 pikë. Ka shtatë fitore e dy humbje. Pasojnë skuadrat tjera, por jo me ndonjë dallim të madh pikësh.
Në xhiron e fundit Vjosa fitoi bindshëm ndaj Llapushës. Fitore 39:32 shënoi Verona ndaj Dritës së Gjilanit, ndërsa Dukagjini po në udhëtim mposhti KEK-un me rezultat 34:28.
Në vjeshtë në skuadra janë paraqitur edhe lojtare të reja, me potencial për të ardhshmen.
Gara në Ligën e Parë të hendbollisteve pritet të jetë interesante edhe në pranverë.

Lajme tjera