Gjikokaj premton maksimumin e kombëtares në ndeshjen e vështirë

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës të hënën janë zhvendosur nga Prishtina në Ferizaj, ku edhe do të luhet ndeshja me kundërshtarin shumë të fortë, Hungarinë. Të hënën pasdite hendbollistet zhvilluan një stërvitje në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa me përgatitje vazhdojnë edhe të martën (sot).

Ndeshja Kosovë – Hungari zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 në Ferizaj. Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti.

Ka disa ditë që me kombëtaren është bashkuar edhe njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Mirela Gjikokaj. Gjikokaj bënë karrierë në Norvegji, ndërsa ka premtuar maksimunin e saj dhe të bashkëlojtareve në ndeshje ndaj hungarezeve.

“Për ndeshjen me Hungarinë, por edhe për atë me Holandën që është më pas, jemi të përgatitura. Do të mundohemi të japim maksimumin edhe pse kemi disa mungesa të lojtareve për shkak të lëndimeve. Dihet që luajmë me dy superfuqi botërore të hendbollit të femrave dhe synimi ynë është të paraqitemi sa më mirë në këto lojëra”, ka thënë Gjikokaj. Ajo pret përkrahjen e shikuesve për ndeshjen në Ferizaj. “Shpresojmë të kemi paraqitje të mirë kundër Hungarisë kur dihet që luajmë para publikut tonë dhe shpresojmë të kemi përkrahjen e shikuesve që të tregojmë lojë më të mirë”, ka deklaruar Gjikokaj.

Kosova luan me Holandën më 2 qershor në Almere te Holandës, në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve. Kombëtarja jonë është pjesë e grupit të shtatë. Është e fundit pas katër humbjeve. Udhëheqin Holanda e Hungaria me nga gjashtë pikë, kurse Bjellorusia i ka katër. Vetë paraqitja në këtë fazë kualifikuese dhe përballja me komëbtare të nivelit më të lartë është sukses për Kosovën. Në fazën e parë kualifikuese Kosova fitoi ndaj Gjeorgjisë e Izraelit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova