Gjinovci e Arifi në konferencën e sekretarëve gjeneralë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe i ekipeve kombëtare, Muhamet Arifi, po qëndrojnë në Kopenhagë të Danimarkës, ku për dy dytë do të mbahet Konferenca e 14-të e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së.
Gjatë punimeve dyditore do të diskutohet për tema të ndryshme si për kampionatet evropiane të grupmoshave të reja, ngjarjet e ardhshme për seniorët, strategjinë për media, ndryshimet në RINCK Konventë e tema të tjera. Në kuadër të konferencës mbahet edhe ceremonia e tërheqjes së shortit të kualifikimeve për Euro 2026 për hendbollistë.
Qëndrimin në Kopenhagë, sekretari Gjinovci dhe Arifi po e shfrytëzojnë për takime të shumta dhe forcim të bashkëpunimit me federatat tjera nacionale.

Lajme tjera