Gjuka: Synojmë më shumë sukses në Evropë

Egzon Gjuka ishte prej meritorëve që Besa Famgas e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Besa titullin e tetë rresht e siguroi të mërkurën.
Gjuka ka treguar se synim i Besës është suksesi më i madh në Evropë.
“Sivjet ishte më lehtë. Ndoshta edhe pandemia ka ndikuar që klubet tona mos të jenë financiarisht shumë mirë. Ndërsa klubi ynë nuk e ka këtë problem. Kemi një sponsor stabil i cili tani e sa vjet është pjesë e klubit. Stabiliteti financiar, grumbullimi i lojtarëve më të mirë të vendit dhe përforcimet që kemi bërë, kanë bërë dallimin. Kemi synime më të mëdha për Evropë, që vjet nuk i arritëm, por do t’i kërkojmë këtë vit”, ka thënë Gjuka pasi Besa Famgas siguroi titullin e kampionit.

Lajme tjera