Gjyqtarët kosovarë të hendbollit fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në gara evropiane. Të gjitha katër çiftet e gjyqtarëve nga Kosova me thirrje të EHF-së, ishin të deleguar në ndeshje të kupave evropiane.
Sherif Xhema e Besfort Jahja ishin në Bodrum të Turqisë, ku drejtuan ndeshjen Yalikavaksports Club – MTK Budapest. Fitore me 33:24 shënoi Budapesti. Ndeshja i takoi raundit të dytë kualifikues së Ligës Evropiane për hendbolliste.
Çiftet tjera ishin të deleguar në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Vjenë të Austrisë ishin Erdoan e Arsim Vitaku që drejtuan takimin Fivers – Baekkelaget Handball Elite. Skuadra mysafire nga Norvegjia fitoi 38:34.
Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin në Nea Kios të Greqisë. U takuan skuadrat greke Diomidis Argous dhe Bianco Monte Drama. Fitore me 30:26 shënoi kjo e dyta.
Ilir Bytyqi e Syart Kasapi drejtuan dy ndeshje në Novo Mesto të Çekisë. U takuan Karvina dhe Izmiri turk. Karvina e fitoi ndeshjen e parë me 32:26, ndërsa të dytën me 32:25.
Gjyqtarët e FHK-së tashmë janë të rregullt me delegime në skenën evropiane.