Gjyqtari i hendbollit, Florent Cakiqi, pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi

Florent Cakiqi është një prej gjyqtarëve perspektivë të hendbollit kosovar. Por drejtimi i ndeshjeve të hendbollit aktualisht është i pamundur për gjyqtarin nga Drenasi.
Cakiqi është i angazhuar në misionin shumë fisnik të kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shumë të rëndë që e ka goditur këtë vend.
Cakiqi është ushtar i dalluar i FSK-së dhe pjesë e ekipit që po shquhet me punë shembullore në provincën Hatay në Turqi.
Misioni i FSK-së në Turqi po vlerësohet shumë lartë, ndërsa vepra e tij po çmohet nga të gjithë.
Federata e Hendbollit e Kosovës është krenare që në mesin e saj ka anëtarë si Florent Cakiqi. Florentit dhe shokëve të tij i urojmë suksese tjera të mëdha në misionin që na bënë krenarë të gjithëve.

Lajme tjera