Të premten (nesër) luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet do të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ndërsa takimi i parë është ai mes hendbollisteve të Shqiponjës dhe atyre të Kastriotit. Kjo ndeshje fillon në ora 14:00.
Shqiponja është në garë për titull në kampionit të Kosovës, ndërsa aktualisht mbanë vendin e dytë në Superligën A me 29 pikë, dy më pak se Vushtrria që është e para. Ndërkohë skuadra ferizajase Kastrioti, garon në Superligën B. Pas javës së 18-të është në pozitën e parë me 20 pikë. Skuadra gjakovare dhe ajo ferizajase synojnë suksesin edhe në garat për Kupë.
Ndeshje e fortë dhe me hendboll cilësor pritet të jetë edhe gjysmëfinalja e dytë te hendbollistet, që nis në ora 18:00. Takohen dy skuadra pretendente edhe për titull, Istogu e Vushtrria. Istogu në Superligën A mbanë vendin e tretë me 25 pikë kurse Vushtrria është lidere.Pritet që skuadrat të kenë përkrahje edhe nga tribunat, për një atmosferë të ngrohtë sportive.
Finalja e Kupës në konkurrencën e femrave luhet të dielen nga ora 17:00.