Pas pritjes prej pesë vjetësh dhe disa humbjeve dëshpëruese në “FINAL4”, skuadra hungareze Gyori Audi ETO KC ka fituar titullin në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.
Për Gyorin është titulli i gjashtë në histori.
Finalja e Championsit u zhvillua të dielën pasdite në Budapest në “MVM Dome” në praninë e plot 18 mijë e 500 shikuesve. Finalja ishte spektakël i vërtetë.
Gyori ka dominuar duke fituar me rezultat 30:23 ndaj skuadrës gjermane BBM Bietingheim.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12 për skuadrën hungareze.
Gyori tashmë i ka fituar pesë prej dhjetë edicioneve të garës kryesore evropiane, që kur formati aktual është prezantuar në edicionin 2013/2014.