Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hashani ishte i deleguar në Turqi për ndeshje të Kupës Evropiane

Delegati i Federatës Evropiane të Hendbollit dhe njëkohësisht i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, , në fundjavë kishte angazhim ndërkombëtar.
Ai ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste, që u zhvillua në Bodrum të Turqisë. Skuadra turke, Armada Praxis Yalikavaspor fitoi 28:19 ndaj skuadrës nga Italia, Brixen Sudtirol. Skuadra turke e kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe avancoi tutje.
Për gjyqtarë, Hashani i kishte Ivo Boshnjakun dhe Josip Mariqin nga Bosnjë-Hercegovina.
Hashani tashmë ka përvojë të gjatë në kupa evropiane. Shquhet për punën që e kryen me përkushtim dhe seriozitet. Delegime tjera evropiane pritet të ketë për Hashanin dhe anëtarët tjerë të FHK-së në javët dhe muajt e ardhshëm.