Kampionati i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë. Luhen katër prej gjashtë ndeshjeve.
Takimet Vushtrria – Ferizaj dhe Samadrexha – Prishtina zhvillohen më vonë për shkak të ndeshjeve evropiane që i kanë Ferizaj e Prishtina.
Të shtunën janë tri takime. Ndeshje e mirë luhet në Gjakovë nga ora 16:30 ku takohen Vëllaznimi e Jusuf Gërvalla. Ndërkohë Kastrioti është favorit ndaj Dritës, në ndeshjen që luhet nga ora 18:00. Nga ora 18:00 takohen edhe Vjosa e Ulpiana.
Të dielën është ndeshja Shqiponja – Istogu (14:00). Mysafiret janë favorite.
Në Ligën e Parë në program është java e katërt. Të shtunën është ndeshja Prizreni – KEK-u (18:30), ndërsa të dielën janë dy takime: Llapusha – Trepça (13:00), Deçani – Dukagjini (12:00).