Hendbollistet e Prishtinës e fillojnë stinorin pranveror me fitore bindëse

Prishtina e ka nisur me fitore bindëse stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të shtunën në kuadër të xhiros 12-të, hendbollistet e Prishtinës e mposhtën skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla, me rezultat 43:20. Që në pjesën e parë Prishtina krijoi epërsi prej dhjetë golave, ndërsa në pjesën e dytë vetëm e konfirmoi fitoren e thellë.
Celine Tolno Sia i shënoi plot 17 gola për Prishtinën. Tetë i kishte Fionë Krasniqi, ndërsa nga shtatë i realizuan Bintou Oulare e Ermira Berisha. Arjeta Imeraj i shënoi 11 gola për Jusuf Gërvallën. Gjashtë i kishte Learta Gashi.
Prishtina i ka 12 pikë në mesin e tabelës. Jusuf Gërvalla mbetet me pesë pikë.
Ndeshjet tjera janë të dielën, duke përfshirë derbin e madh mes Istogut e Samadrexhës.

Lajme tjera