Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të martën dy ndeshje në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Paradite vajzat tona pësuan humbje nga Sllovakia me rezultat 29:8, duke shfaqur fare pak. Dukshëm më mirë u paraqitën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Tunizisë, por sërish jo mjaftueshëm për fitore. Pësuan 28:18.
Sidomos ndaj Tunizisë, vajzat tona dhanë shenja se mund të prezantohen më mirë në vazhdim të kampionatit, ndonëse i presin tjera ndeshje shumë të forta.
Përvoja në Kampionatin Mesdhetar pritet t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.