Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistët e rinj marrin informata të nevojshme për sportin pa doping

Në kuadër të Kampit Veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës, që prej të shtunës po mbahet në Banjë të Pejës, po zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme që shkojnë në shërbim të përgatitjes për karrierë të suksesshme.
Në dy ditët e para të kampit janë mbajtur edhe ligjëratat për sportin e pastër, përkatësisht për sportin pa doping.
Lidhur me dëmet dhe pasojat e dopingut dhe për rëndësinë e sportit të pastër, ka ligjëruar Bernard Tahirbegolli, koordinator i Agjencionit të Kosovës për Anti-Doping. Ligjëratat janë mbajtur në grupe. Fillimisht është ligjëruar për lojtarët e Kombëtares U20, ndërsa ata janë pajisur me certifikatën e pjesëmarrjes në trajnim, e domosdoshme për paraqitje në Evropianin që mbahet pas pak ditësh në Prishtinë.
Sportistët tanë të rinj me pyetjet dhe shkëmbimin e ideve kanë kontribuar që këto trajnime të jenë shumë efikase.

Lajme tjera